Politike

Drejtuesit e degëve në kaos / Xhaferraj u dorëhoq se u zgjodh deputet, por Basha delegon në Lezhë deputetin Gjekmarkaj pas ikjes së Zef Gjokës

Paralelisht me publikimin e listës së delegatëve nga njëra palë  për Kuvendin e 11 dhjetorit, në Partinë Demokratike po ndodh  fenomeni i dorëheqjeve nga kryetarë degësh.

Një ditë pas dorëheqjes së Ferdinand Xhaferrajt nga detyra e kryetarit të PD-së së Durrësit, të premten ka dhënë dorëheqjen edhe kryetari i PD-së së Lezhës, Zef Gjoka.

Xhaferraj e justifikoi vendimin e tij me faktin se detyra e tij ishte e papajtueshme me mandatin e deputetit duke u zëvendësuar nga zv-kryetari Luan Hoti.

Xhaferraj citoi rregulloren e brendshme dhe nenin 12 të statutit të PD-së se kur je kandidat (e aq me shumë  deputet i zgjedhur) duhet të japësh dorëheqjen automatikisht nga detyra e kryetarit të degës.

Basha pranoi argumentet e Xhaferrajt, por nuk ka ndjekur të njëjtën rruge me rastin e Lezhës.

Në vend të Zef Gjokës, Basha ka deleguar në detyrën e kryetarit të përkohshëm të degës, pikërisht një deputet, atë të qarkut të Lezhës, Agron Gjermarkaj.   

Për dorëheqjen e Zef Gjokës nuk ka ndonjë njoftim zyrtar mbi arsyet.

Ndërkohë të premten nga Foltorja është njoftuar se do të publikohen emrat e delegatëve të degëve Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë