Paralelisht me publikimin e listës së delegatëve nga njëra palë për Kuvendin e 11 dhjetorit, në Partinë Demokratike po ndodh fenomeni i dorëheqjeve nga kryetarë degësh.
Një ditë pas dorëheqjes së Ferdinand Xhaferrajt nga detyra e kryetarit të PD-së së Durrësit, të premten ka dhënë dorëheqjen edhe kryetari i PD-së së Lezhës, Zef Gjoka.

Xhaferraj e justifikoi vendimin e tij me faktin se detyra e tij ishte e papajtueshme me mandatin e deputetit duke u zëvendësuar nga zv-kryetari Luan Hoti.
Xhaferraj citoi rregulloren e brendshme dhe nenin 12 të statutit të PD-së se kur je kandidat (e aq me shumë deputet i zgjedhur) duhet të japësh dorëheqjen automatikisht nga detyra e kryetarit të degës.
Basha pranoi argumentet e Xhaferrajt, por nuk ka ndjekur të njëjtën rruge me rastin e Lezhës.
Në vend të Zef Gjokës, Basha ka deleguar në detyrën e kryetarit të përkohshëm të degës, pikërisht një deputet, atë të qarkut të Lezhës, Agron Gjermarkaj.

Për dorëheqjen e Zef Gjokës nuk ka ndonjë njoftim zyrtar mbi arsyet.
Ndërkohë të premten nga Foltorja është njoftuar se do të publikohen emrat e delegatëve të degëve Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje