Politike

Basha mbledh krerët e degëve me porosinë: Distancohuni nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Një ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të drejtuar nga Sali Berisha, kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të mbledhe kolegjin e kryetarëve që përfshin 71 krerët e degëve në të gjithë vendin. Edhe pse ishte lajmëruar për në orën 14.00 takimi në PD është shtyrë për më vonë

Paraprakisht zyra e PD-se njoftoi axhenden e takimit.

“Çështjet që do të diskutohen në këtë takim janë Kuvendi i 18 dhjetorit si dhe distancimi që PD zyrtare do t’i kërkojë strukturave të demokratëve nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga çdo skenar që do të ndjekin mbështetësit e kësaj dite”, thuhej në njoftimin e PD-së.

Të enjten në mbrëmje, përmes një lidhje “Skype” në emisionin “Opinion”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Kuvendi i 11 dhjetorit  është vetëm një miting që ligjërisht nuk ka asnjë vlerë, ndërsa hodhi akuza se në këtë ndërmarrje, Sali Berisha po ndihmohet madje nga Edi Rama, Ilir Meta, oligarkët dhe krimi i organizuar.

Kreu i PD tha se Kuvendi Kombëtar është vetëm në datën 18 dhjetor dhe ftoi edhe Berishën që t’i bashkohet këtij Kuvendi.

Ai akuzoi Berishën se po manipulon demokratët dhe po i përdor për t’iu kundërvënë SHBA-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë