Një ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të drejtuar nga Sali Berisha, kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të mbledhe kolegjin e kryetarëve që përfshin 71 krerët e degëve në të gjithë vendin. Edhe pse ishte lajmëruar për në orën 14.00 takimi në PD është shtyrë për më vonë
Paraprakisht zyra e PD-se njoftoi axhenden e takimit.
“Çështjet që do të diskutohen në këtë takim janë Kuvendi i 18 dhjetorit si dhe distancimi që PD zyrtare do t’i kërkojë strukturave të demokratëve nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga çdo skenar që do të ndjekin mbështetësit e kësaj dite”, thuhej në njoftimin e PD-së.
Të enjten në mbrëmje, përmes një lidhje “Skype” në emisionin “Opinion”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Kuvendi i 11 dhjetorit është vetëm një miting që ligjërisht nuk ka asnjë vlerë, ndërsa hodhi akuza se në këtë ndërmarrje, Sali Berisha po ndihmohet madje nga Edi Rama, Ilir Meta, oligarkët dhe krimi i organizuar.
Kreu i PD tha se Kuvendi Kombëtar është vetëm në datën 18 dhjetor dhe ftoi edhe Berishën që t’i bashkohet këtij Kuvendi.
Ai akuzoi Berishën se po manipulon demokratët dhe po i përdor për t’iu kundërvënë SHBA-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje