Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas rasteve të denoncuara në një televizion se disa nga anëtarët që u lexuan pasditen e sotme nuk kishin firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.
Duke fokur nga selia blu, Bardhi ushpreh se kjo është një fushatë manipulimi për llogari të interesit të Sali Berishës.
“Jam në këtë komunikim në këtë orë të vonë për shkak se prej më shumë se 2 orësh një televizion privat për llogari të inte4resit të Berishës ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik duke shprehur nervozizmin për transparencës që PD ka bërë për përgatitjen e Kuvendit duke bërë publik 5295 të anëtareve të Kuvendit që kanë plotësuar formularin”,tha Bardhi.
Sekretari i PD u shpreh se kjo gënjeshtër është një shkelje dhe duhet mbajtur përgjegjësi ligjore.
“Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale. Të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi”,shtoi ai.
Sipas Bardhit nga transparenca e bërë pak orë përpara nga ai ka nervorzuar Sali Berishën pasi u provua ku qëndron shumica e anëtarëve të PD.
“Unë s’kam lexuar emrin e zonjës Dafina Muda, anëtare dhe kryetare e Lidhjes së Gruas në Dibër. Emri i saj nuk është lexuar në listën që kam bërë publike. Kam komunikuar personalisht, pasi bëhet fjalë për një anëtar të Kuvendit Kombëtar, që nëse e kishte dëgjuar emrin e saj dhe ku e kishte dëgjuar. Më ka konfirmuar se ishte keqkuptuar nga disa persona. Është lexuar emri i Pjetër Markut, që është delegat nga Puka, që ka konfirmuar pjesëmarrje në Kuvendin e 18 dhjetorit. e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Pjetër Markun, që është anëtar i qarkut Lezhë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zotin Genti Çela, që s’ka firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.
Anëtari, delegat nga qarku i Tiranës është dhe Genti Çela, e kam sqaruar. Kam sqaruar dhe dy zonja, Murvete Vata dhe Myrvete Shema. I mirëkuptoj se ata që i kanë ushtruar presion gjatë këtyre muajve, mund të ushtrojnë presion, por si anëtar i PD i kërkoj që mos të përdoren. Demokratët kanë të tjera halle dhe halli më i madh është keqqeverisja e Edi Ramës”, ka shtuar Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje