Bota

Ministri i ri i Financave në Turqi jep garancinë për një treg të lirë ekonomik

Ministri i ri i Financave në Turqi në një takim me njerëz të biznesit i siguroi atyre se qeveria nuk do të tërhiqet nga principet e tregut të lirë ekonomik dhe se rënia e monedhës vendase u stimulua nga ulja e normave të interesit.

Takimi që zgjati 6 orë në Stamboll ishte i pari për Nureddin Nebati që kur u emërua si Ministër i Thesarit dhe Financave më 2 dhjetor 2021 nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Paraardhësi i tij, Lutfi Elvan ishte i njohur për politikat e tij kundërshtuese.

“Bota e biznesit nuk do që të mendojë nëse dollari do të rritet apo do të bie kundrejt Lirës. Është e qartë se tani nuk do të ketë më kompromise në tregun e lirë’,- tha Nail Olpak nga Bordi i Lidhjeve të Jashtmë të Ekonomisë në Anadoll.

Lira turke ka rënë me 46% kundrejt dollarit për gjatë të gjithë vitit, performanca më e keqe në valutat e mëdha. Banka Qendrore që ka ulur normën e interesit deri në 400 pikë që nga shtatori 2021 do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë për të mundur inflacionin.

Banka Qendrore e Turqisë do të vazhdojë ndërhyrjet për të ndaluar rënien e Liras.

Më shumë se 60 pjesëmarrës në takim thanë ankesat e tyre lidhur me tarifat në rritje të energjisë elektrike, pagesat e pamarra nga institucionet dhe rimbursimin e taksave.

Një javë para se të bëhej ministër, Nebati postoi një seri komentesh në suport të politikave të Erdogan për norma të ulëta, duke thënë se deficiti është problemi më i madh i ekonomisë turke dhe se normat duhet të ulen për të mos ushqyer më tepër inflacionin.

Burimi: Bloomberg/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë