Pas më shumë se një muaj nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar, Lulzim Basha mblodhi deputetët e “tij” në momentin kur anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan të dielën në mbrëmje për shkarkimin e katër sekretarëve, kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe disa anëtarëve të kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Burime zyrtare nga PD-ja sqaruan se deputetet që morën pjesë të shtunën në Air Albania nuk u njoftuan për mbledhjen.
Basha kërkoi nga deputetët që aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, “në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike”.
Sipas kreut të PD-së, “në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje