Politike

Foto/ Komisioni i Rithemelimit: 43385 anëtarë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës

Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha që ka ngritur një proces paralele votimi me atë që u zhvilklua në Pallatin e Kongreseve njoftoi te shtunen ne mbremje se ka perfunduar procesi i numerimit per shkarkimin e Lulzim Bashes.

Rezultatet u lexuan jashtë ambienteve të selisë së PD, në prani edhe të ish-liderit demokrat, Sali Berisha. Ajo që i lexoi ishte Albana Vokshi, Në total tha Vokshi kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 43385 demokratë.

“43385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, duke ratifikuar vendimin numër 6 të kuvendit”, tha Albana Vokshi.

Gjithsej në gjithë vendin përllogaritet se ka 76  mijë anetarë të PD-së një kopje të së cilës e kanë edhe pjesa e shkëputur tashmë nga strukturat zyrtare.

Për këtë proces është ngritur paraprakisht edhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Ky komision njoftoi që me mëngjes se materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë