Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha që ka ngritur një proces paralele votimi me atë që u zhvilklua në Pallatin e Kongreseve njoftoi te shtunen ne mbremje se ka perfunduar procesi i numerimit per shkarkimin e Lulzim Bashes.
Rezultatet u lexuan jashtë ambienteve të selisë së PD, në prani edhe të ish-liderit demokrat, Sali Berisha. Ajo që i lexoi ishte Albana Vokshi, Në total tha Vokshi kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 43385 demokratë.
“43385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, duke ratifikuar vendimin numër 6 të kuvendit”, tha Albana Vokshi.
Gjithsej në gjithë vendin përllogaritet se ka 76 mijë anetarë të PD-së një kopje të së cilës e kanë edhe pjesa e shkëputur tashmë nga strukturat zyrtare.
Për këtë proces është ngritur paraprakisht edhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Ky komision njoftoi që me mëngjes se materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje