Ka ndodhur

Burri denoncoi humbjen e gruas në Malësi të Madhe, policia gjen telefonin në një grykë shpelle

Një 48-vjeçare me inciale Sh.H. në Malësi të Madhe është zhdukur nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit. Denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.

Pas kërkimeve në fshatin Meshqerraj, në afërsi një gryke, pranë shpellës janë gjetur telefoni i gruas dhe një fletore. Sipas policisë, dyshohet se 48-vjeçarja është hedhur nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Për shkak të territorit shumë të vështirë, nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të së dielës të mbërrijnë edhe forcat RENEA dhe FNSH-ja me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 48-vjeçares.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë