Një 48-vjeçare me inciale Sh.H. në Malësi të Madhe është zhdukur nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit. Denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.
Pas kërkimeve në fshatin Meshqerraj, në afërsi një gryke, pranë shpellës janë gjetur telefoni i gruas dhe një fletore. Sipas policisë, dyshohet se 48-vjeçarja është hedhur nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.
Për shkak të territorit shumë të vështirë, nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të së dielës të mbërrijnë edhe forcat RENEA dhe FNSH-ja me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 48-vjeçares.
Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje