Politike

Grupi i punës nxjerr udhëzimin për zgjedhjet e reja në FRPD: Kandidatët për kryetar deri në fund të janarit

Paralelisht me zgjedhjen e forumeve drejtuese të LDGSH-së në PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka nisur procesi i rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet.

Grupi i punës i ngritur nga Basha ka përcaktuar edhe udhëzimet.

“Zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022.

Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpërmjet aplikimeve:

Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në zgjedhje@frpd.al.

Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qendror duhet të plotësojë formularin e tij personal…”, thuhet në udhëzimin e grupit të punës.

Kandidati për kreun e FRPD  duhet të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional; të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale) dhe të mos jetë mbi moshën 30 vjeç

Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qëndror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë