Paralelisht me zgjedhjen e forumeve drejtuese të LDGSH-së në PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka nisur procesi i rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet.
Grupi i punës i ngritur nga Basha ka përcaktuar edhe udhëzimet.
“Zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022.
Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpërmjet aplikimeve:
Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në zgjedhje@frpd.al.
Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qendror duhet të plotësojë formularin e tij personal…”, thuhet në udhëzimin e grupit të punës.
Kandidati për kreun e FRPD duhet të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional; të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale) dhe të mos jetë mbi moshën 30 vjeç
Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qëndror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje