Politike

Patozi: E ardhmja, as Berisha dhe as Basha. PD duhet ta mbarojë këtë luftë pastaj të mendojë për riformatim

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, i shkëputur prej vitesh nga kjo forcë politike tha se e ardhmja e PD nuk mund të jetë as Basha dhe as Berisha.

Duke komentuar protestën e 8 janarit ku mund të pritet shumëçka në oborrin e selisë blu, Patozi shprehet se si Basha ashtu edhe Berisha kanë shkuar shumë larg për të pasur një shans në krye të PD-së.   

“Unë përpiqem të jem realist, të mos jem emocional, të mos ndikohem nga prirjet e mia. Nuk e kam personale këtë qasje. E përjashtoj faktorin e individit Basha apo Berisha.

Personat janë të ndryshueshëm e pranoj që mund të gjejmë edhe zgjidhje brenda tyre.

Por, si Basha edhe Berisha janë dy politikanë që kanë shkuar shumë larg, qoftë në raport me njëri-tjetrin, qoftë në raport me PD, apo edhe me shqiptarët. I kanë djegur të gjitha shanset e tyre.

Ndaj nuk besoj se kanë më kohë politike për të kryer. Por janë në të drejtën e tyre për sa kohë kanë ndjekës.

Unë, nuk e shikoj perspektivën e PD nën udhëheqjen e njërit prej dy ndërluftuesve.

PD duhet ta mbarojë këtë luftë dhe pastaj të mendojë për rithemelimin e saj. Jo rithemelim jo si ky i Berishës. Por një riformatim real”, tha Patozi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë