Anëtari serb i Presidencës 3 palëshe të Bosnjës-Hercegovinës, Milorad Dodik, pak pasi ndaj tij u vunë sanksione nga SHBA-ja për rolin destruktiv në vendin e tij, fyeu Amerikën dhe presidentin e saj, Joe Biden.
Tha se nuk i bëhet aspak vonë për sanksionet e SHBA-së.
E për “të vërtetuar” këtë, ai në mbrëmje organizoi një festë me bashkëpunëtorë.
Në videot e postuara nga partia që udhëheq ai, SNDS, shihet se në festë kishte meze me bollëk, pije të ndryshme dhe muzikë “live”.
🎵🎶 Али метар НАШЕГ села, Америка цела❗@KovacevicRaso @BursacNovakovic @DenisSulic pic.twitter.com/TjJnH0bwJz
— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022
Po ashtu, duke dashur të ironizojë me SHBA-në, partia e Dodikut ka vënë videon ku dëgjohet kënga e një këngëtari të njohur serb, “Një metër e fshatit tim sa e gjithë Amerika”. Këtë e ka vënë edhe si përshkrim mbi videon e postuar në Twitter.
SHBA-ja vuri sanksione ndaj Dodikut të mërkurën për shkak të rolit të tij destruktiv dhe për shkak të tentimit të tij për të shkatërruar Bosnjë-Hercegovinën si shtet multi-etnik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje