Ne rrjet

Escobar: S’do hezitojmë për sanksione ndaj politikanëve të korruptuar që duan të destabilizojnë Ballkanin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksione, për t’u dërguar një mesazh të fortë të korruptuarve dhe aktorëve që destabilizojnë rajonin, shkruan Vijesti i Podgoricës.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend që të punojnë për interesat e tyre personale dhe partiake.
“Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive, jo shkatërruese ndaj të ardhmes së këtij rajoni, i cili karakterizohet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, si dhe një ekonomi dinamike dhe transparente” u shpreh Escobar.
Ai shtoi se kjo është një taktikë e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, ku liderët politikë përdorin ndarjet historike, siç tha ai, për të mbjellë përçarje mes votuesve dhe të bllokojnë përparimin e shteteve.

Në një shoqëri të tillë, sipas tij, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet anëtar i sigurt dhe i barabartë i komunitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë