Politike

Fotot/ Dy ditë nga protesta e Berishës, zv-ambasadori amerikan takim me Lulzim Bashën në PD

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith zhvilloi një takim për rreth një orë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në zyrën e këtij të fundit.

Diplomati Smith u prit dhe u përcoll pas takimit nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në derën e pasme të selisë blu.

Ai nuk hyri në derën kryesore të selisë për të cilën zyrtarët në PD janë shprehur se është në proces rikonstruksioni.   

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth këtij takimi, por biseda mes zv-ambasadorit Smith dhe kryetarit të PD-së erdhi pas një ore nga dy vizitat e njëpasnjëshme të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe një grupi anëtarësh të FRPD që kërkuan të futen në PD për axhenda të ndryshme politike.

Asnjëra palë nuk arriti dot të futej pasi dera kryesore e selisë ishte e mbyllur.

Ndryshe nga mbështetësit e Berishës, Basha hapi derën për zv-ambasadorin, jo derën kryesore por atë të pasme, aty ku u fut edhe vetë Basha pas një kafe që konsumoi me mëngjes me disa përfaqësues të medias që gjeti në oborrin e PD-së.      


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë