Sport

Omicron kërcënon edhe Olimpiadën Dimërore, Kina ashpërson masat

Pak javë nga nisja e Lojërave Dimërore 2022, në qytetin e Tianjin janë evidentuar rastet e para të infektimit nga varianti Omicron. Vigjilenca është në shkallën maksimale në Kinë, pasi kërcënimi nga ky variant është real.

Pavarësisht strategjisë së rreptë “zero Covid”, që në muajt e fundit ka imponuar karantinën për miliona persona edhe përballë një numri të ulët infektimesh, varianti i ri ka mundur të hyjë në Kinë vetëm pak javë para nisjes së Olimpiadës Dimërore. Rastet e para janë ato të qytetit Tianjin, që ndodhet 140 kilometra larg Pekinit.

Foto ilustruese. Nje protestues para simbolit te Lojerave Dimerore. Gazeta Si, 10 janar 2022

Vatra e parë lokale e Omicron i ka shqetësuar jo pak funksionarët kinezë, që kanë konstatuar praninë e të infektuarve të tjerë edhe në zona më të largëta se Pekini. Dy raste të reja janë regjistruar edhe në Anyang, Henan.

Qendra e kontrollit të sëmundjeve në Pekin ka këshilluar rezidentët e kryeqytetit që të mos e vizitojnë Tianjin, si dhe banorët e këtij të fundit që të mos shkojnë në kryeqytet. Ndërkohë, për ata që lëvizin me tren është bllokuar shitja e biletave online.

Po ashtu, personave që kanë shkuar në Pekin nga Tianjin prej 23 dhjetorit, u është këshilluar të paraqiten në komunitetet rezidenciale, te punëdhënësit apo në hotele për monitorimin shëndetësor dhe testet Covid. Për ata që që vijnë nga zonat e rrezikut në Tianjin, masa është ajo e vetëizolimit në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë