Politike

Basha përjashton përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, pezullon 20 të tjerë (Emrat)

Pas ngjarjeve të protestës se thirrur në 8 janar, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtim përgjithmonë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Në mbledhjen e cila ka përfunduar pas mesnatës së kësaj të marte, Kryesia ka vendosur gjithashtu përjashtimin edhe të 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

-Bujar Nishani

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Arben Ristani

-Klevis Balliu

-Keltis Kruja

Ndërkohë është vendosur pezullim nga PD për:

-Agron Shehaj

-Aldo Bumçi

-Belind Kelliçi

-Blendi Himci

-Çlirim Gjata

-Edit Harxhi

-Edi Paloka

-Eno Bozdo

-Ervin Minarolli

-Gent Deromemaj

-Genc Pollo

-Gent Strazimiri

-Rigels Muçollari

-Ivi Kaso

-Ledina Mandia

-Luan Baçi

-Lorenc Luka

-Mimoza Hajdarmataj

-Oerd Bylykbashi

-Tritan Shehu

Vendimi erdhi pas 8 orë diskutimesh. Në mbledhjen që nisi rreth orës 19:00 u analizua protesta e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e selisë blu.

Një ditë më parë, Basha mblodhi kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, dy ditë pas protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha të shtunën e 8 janarit.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e PD dhe anasjelltas nga njerez te Bashes ne PD.

U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta.

Policia arrestoi 34 persona dhe procedoi në gjendje të lirë deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë