Partia Demokratike i ka dërguar një raport të detajuar selive diplomatike për protestën e 8 janarit.
Në këtë raportim zyrtar të PD-së theksohet se: “Deputeti Sali Berisha sulmoi brutalisht dhe në mënyrë të paprecedentë selinë blu me qëllimin largimin me forcë të kryedemokratit Lulzim Basha”.
Po ashtu shtohet se: “Në video ngrihen dyshime për bashkëpunimin dhe rolin e Sali Berishës duke orkestruar këtë dhunë të paprecedentë në selinë blu. Berisha deklaron në media se nuk ka dhunë nga mbështetësit e tij, ndërsa filmohet nga ato bërë gjestin e dorës për t’u mbledhur para hyrjes kryesore dhe vetëm pak minuta më vonë turma sulmon në mënyrë të paprecedentë godinë duke thyer dyer e dritare”, thuhet në raportin e PD.
“Një orë para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Berisha, disa mbështetës të tij sulmuan fizikisht dhe verbalisht sekretarin e PD-së për Zhvillimin Vendor Roland Bejko, në prani të gjerë të mediave dhe kamerave. Gjithashtu nënkryetari i PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj ishte vënë nën mbrojtjen e Gardës Kombëtare pasi u sulmua dhe u kërcënua me jetë nga persona të mbledhur në protestën e thirrur nga Berisha”, thuhet në raport.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje