Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së ku u vendos për mbajtjen e kongresit, kryeministri Edi Rama është pyetur nga media nëse sheh mundësi bashkëpunimi me opozitën në kushtet në të cilat ajo ndodhet. “Të dy këta përfaqësues të mbetur nga e shkuara në këmbë, nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD, janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit. Kur shohim që ka shans për bashkëpunim, jemi aty për ta bërë këtë. Situata është e vështirë për momentin…Do të shohim si do të zhvillohet. Uroj që të ketë një zgjidhje paqësore. Uroj që dhuna dhe fortifikimet të mbeten pas.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje