Politike

Bashkëpunim me PD? Rama: Basha dhe Berisha s’kanë legjitimitet, situata e vështirë për momentin

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së ku u vendos për mbajtjen e kongresit, kryeministri Edi Rama është pyetur nga media nëse sheh mundësi bashkëpunimi me opozitën në kushtet në të cilat ajo ndodhet.  “Të dy këta përfaqësues të mbetur nga e shkuara në këmbë, nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD, janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit. Kur shohim që ka shans për bashkëpunim, jemi aty për ta bërë këtë. Situata është e vështirë për momentin…Do të shohim si do të zhvillohet. Uroj që të ketë një zgjidhje paqësore. Uroj që dhuna dhe fortifikimet të mbeten pas.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë