Politike

Basha publikon videon: PD do të ringrihet

Pas postimit të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale të martën në mbrëmje se, “do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar po shkurt të mërkurën një tjetër mesazh, kësaj here shoqëruar edhe me një video.

“Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Basha duke e shoqëruar me një video ku dallohet vendosja një panderole të re në gjysmën e faqes kryesore të selisë; “Partia Demokratike”.

Banderolat po rivendosen pas protestës së 8 janarit që u shoqërua me dhunë në oborrin e selisë së PD e brenda saj, dhe 34 të shoqëruar në polici


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë