Politike

8 Janari, Yuri Kim: Të refuzojmë dhunën politike

Në një kohë kur PD-ja zien dhe debati për 8 janarin vijon ende mes radhëve të saj, Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh në Twitter të  aktivistit amerikan Martin Luther King, Jr. i cili luftoi fort në SHBA kundër racizmit dhe mungesës së shanseve të barabarta në shoqërinë amerikane.

Jo pa qëllim, ajo shkruan ndër radhë se duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij; ajo e refuzimit të dhunës politike, duke hequr sa duket një paralele me mënyrën se si po zhvillohen ngjarjet në PD dhe dhunën  e ushtruar më 8 janar në selinë e kësaj partie.    

“Dr. Martin Luther King, Jr nderohet në SHBA dhe në mbarë botën jo vetëm për përpjekjet e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij…”, shkruan ambasadorja Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë