Qeveria e Britanisë do të shkurtojë fondet e BBC-së duke urdhëruar pezullimin për dy vite të tarifës që njerëzit paguajnë për të parë transmetuesin radioteleviziv publik, raportoi Mail on Sunday. E ardhmja e BBC-së është një temë e përhershme e debatit politik, ku qeveria e kryeministrit Boris Johnson së fundmi sugjeroi një rishikim të financimit të tij.
Inflacioni pritet të arrijë një nivel rekord në 30-vite prej 6%, prandaj ngrirja e kostos së licencës në 159 paund do të ofronte një lehtësim për konsumatorët që po luftojnë rritjen e kostove të jetesës. Por do të jetë gjithashtu një goditje e madhe për financat e kanalit pasi ai kërkon të konkurrojë me rrjetet e lajmeve të financuara privatisht dhe platformat e tipit Netflix të financuara nga abonimet e konsumatorëve.
Në nëntor, qeveria nisi negociatat për koston e licencës TV-së, pjesë e një marrëveshjeje financimi pesë-vjeçare që do të fillojë në prill 2022. Partia Laburiste e opozitës tha se shkurtimi i financimit ishte i motivuar politikisht.
“Kryeministri dhe sekretarja e Kulturës, ishin të vendosur për të sulmuar këtë institucion britanik sepse nuk i pëlqen gazetaria që ata bëjnë,”-tha Lucy Powell, pjesë e partisë Laburiste.
Lajmet e BBC-së janë kritikuar rregullisht nga partitë politike në Mbretërinë e Bashkuar. Mbulimi i tij i çështjeve të Brexit është cilësuar si kritikë nga mbështetësit pro largimit nga Bashkimi Europian.
Javën e kaluar, një ligjvënës konservator tha se mbulimi i BBC në lidhje me partitë në rezidencën e Johnson’s Downing Street gjatë bllokimeve të koronavirusit përbënte një “përpjekje për grusht shteti” kundër kryeministrit.
Burimi: Reuters/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje