Bota

Qeveria e Britanisë do të shkurtojë fondet për BBC-në

Qeveria e Britanisë do të shkurtojë fondet e BBC-së duke urdhëruar pezullimin për dy vite të tarifës që njerëzit paguajnë për të parë transmetuesin radioteleviziv publik, raportoi Mail on Sunday. E ardhmja e BBC-së është një temë e përhershme e debatit politik, ku qeveria e kryeministrit Boris Johnson së fundmi sugjeroi një rishikim të financimit të tij.

Inflacioni  pritet të arrijë një nivel rekord në 30-vite prej 6%, prandaj ngrirja e kostos së licencës në 159 paund do të ofronte një lehtësim për konsumatorët që po luftojnë rritjen e kostove të jetesës. Por do të jetë gjithashtu një goditje e madhe për financat e kanalit pasi ai kërkon të konkurrojë me rrjetet e lajmeve të financuara privatisht dhe platformat e tipit Netflix të financuara nga abonimet e konsumatorëve.

Në nëntor, qeveria nisi negociatat për koston  e licencës TV-së, pjesë e një marrëveshjeje financimi pesë-vjeçare që do të fillojë në prill 2022. Partia Laburiste e opozitës tha se shkurtimi i financimit ishte i motivuar politikisht.

“Kryeministri dhe sekretarja e Kulturës, ishin të vendosur për të sulmuar këtë institucion britanik sepse nuk i pëlqen gazetaria që ata bëjnë,”-tha Lucy Powell, pjesë e partisë Laburiste.

Lajmet e BBC-së janë kritikuar rregullisht nga partitë politike në Mbretërinë e Bashkuar. Mbulimi i tij i çështjeve të Brexit është cilësuar si kritikë nga mbështetësit pro largimit nga Bashkimi Europian.

Javën e kaluar, një ligjvënës konservator tha se mbulimi i BBC në lidhje me partitë në rezidencën e Johnson’s Downing Street gjatë bllokimeve të koronavirusit përbënte një “përpjekje për grusht shteti” kundër kryeministrit.

Burimi: Reuters/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë