“Basha uzurpator i shtëpisë sonë”, ishte një prej pankartave të një grupi grash dhe disa të rinj në moshë te FRPD që i drejtuan Bashës teksa ky i fundit kishte paralajmëruar një takim në një lokal me gratë demokrate në kuadër të zgjedhjeve të LDGSH-së.
Ndërsa Basha ishte duke folur në takim, në ambientet e jashtme disa nga përkrahësit e Sali Berishës, kanë protestuar me megafon dhe pankarta ndërsa kanë gjuajtur me vezë ndaj makinës së kryetarit.
Një video se si u prit para së Basha të hynte në takim e ka publikuar edhe Floriana Garo në Facebook.
Ndërkohë, Basha e ka cilësuar ngjarjen si gjuhë të shëmtuar kundër grave që i përket së shkuarës.
“Mund të themi këtë që, sikur gjithë këtë gjuhë që është përdorur në veçanti në raport me zonjat, me vajzat, me gratë e Partisë Demokratike, nga një grusht njerëzish që s’i kemi parë në fushatë kundër Ramës, as të nxjerrin zë, jo më të bërtasin, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe. Atëherë për hesap të kujt e bëjnë? Për hesap të PD-së jo e jo, as qytetarëve shqiptarë që duan normalitet, dhe normaliteti nuk vjen duke i shërbyer një tjetër njeriu, i cili ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike, duke zgjedhur sakrificën e grave dhe duke i përdorur gratë si fasadë, apo duke i përdoru si kuota. Gratë nuk janë kuota, nuk janë fasadë, nuk kanë qenë kurrë në bindjen time para se të futesha në politikë, para se të krijoja familje, e aq më shumë tani që në familje sigurisht jam minorancë, por siç e shikoni, e them me kënaqësi që edhe në përgjegjësinë që më keni ngarkuar, po e shikoni që nga grupi parlamentar, tre komisione ku ne kemi kryetar, të tre kryetaret janë zonja. 4 nga 7 delegacionet e Komisionit të Përhershëm Parlamentar, që i takojnë demokratëve në Parlamentin Europian, janë zonja. Sigurisht dua të shohim më shumë zonja kryetare degësh, kemi pak, morëpo ato që i kemi, janë shembull për të treguar se çfarë mund të bëjë një zonjë apo një zonjushë demokrate, kur vendos zemrën, shpirtin, personin tek misioni që kjo parti, kjo familje politike ka. Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje.. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, do u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve…”, u shpreh Basha
Nuk kanë munguar as batutat gjatë takimit.
“Të ndaloj pak te secila nga zonjat. Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox. Më çon këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, më dërgon ose një këngë të vështirë ose lule”.
“Grida mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë”, iu përgjigj Basha me batutë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje