Politike

Basha thërret takim me degën numër 7 të PD, pritet me protestë nga përkrahësit e Berishës

Ashtu si edhe në takimin me disa gra të Lidhjes Demokratike të Gruas, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është pritur mbasdite sërish me protesta nga një grup mbështetësish të Sali Berishës teksa ai kishte planifikuar një takim me demokratët e njësisë 7 në një nga hotelet e Tiranës.  

“Lulzim Brava mashtrues kronik”, “Basha ik”, ishin disa nga pankartat që një grup demokratësh të rreshtuar kundër tij mbanin nëpër duar.

“Kur pengohem unë që jam themelues i PD-së, lëre më se çfarë i bëjnë njerëzve të thjeshtë.

Ne që nuk pranohemi në takim jemi dhe quhemi të përjashtuar, derisa nuk pranohemi në takim. Ky është Lulzim Basha i cili e tregoi vetë fytyrën e tij”, tha Fatmir Merkoci i cili ka kërkuar që të jetë në takim brenda.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë