Politike

Meta nuk i ftoi, Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk e ftoi PD-në në konsultim për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale dhe përdori lojëra fjalësh kur u pyet nga media se pse bëri të kundërtën me PS-në kur në zyrën e tij ia behu kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Për Partinë Demokratike mungesa e një ftese nga ana e Presidentit (që sjellë shumë interpretime)  nuk sjell asnjë habi

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave…”, reagoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë