KQZ ka miratuar afatet për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë Dibër, Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Nga 28 Janari deri në 31 Janar partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekt zgjedhor.
Koalicionet zgjedhore paraqesin kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje, në KQZ brenda 24 orëve nga miratimi i kërkesave për regjistrimin e partive politike & komiteteve nismëtare.
Etapat e miratuara për zgjedhjet e pjesshme
31 Janar 2022 deri më datë 06 Mars 2022!
Bashkitë në të cilat do të kryhen zgjedhjet e pjesshme dhe institucionet e tyre të varësisë janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik.
31 Janar 2022 deri më datë 06 Mars 2022!
Institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si & agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik.
19 Shkurt 2022!
Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Jo më vonë se data 25 Janar 2022!
Zyrat e gjendjes civile, në bashkëpunim me DPGJC, hartojnë listat e zgjedhësve. Brenda 48 orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetarët e njësive të qeverisjes vendore miratojnë dhe shpallin listat e zgjedhësve.
Jo më vonë se data 25 Janar 2022!
Partitë politike që kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, duhet të sjellin propozimet e tyre në #KQZ. Komisioneri miraton përbërjen e KZAZ jo më vonë se data 27 Janar 2022.
Jo më vonë së data 11 Shkurt 2022!
Partitë politike që kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-të përkatëse. KZAZ-të marrin vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, jo më vonë se data 14 Shkurt 2022.
Jo më vonë së data 22 Shkurt 2022!
Partitë politike që cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-të përkatëse. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, brenda 48 orëve nga data e dorëzimit të propozimeve.
28 Janar deri në 31 Janar 2022!
Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë & Lushnje.
28 Janar deri në datën 31 Janar 2022!
Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë në KZAZ-në përkatëse.
Koalicionet zgjedhore paraqesin kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje, në KQZ brenda 24 orëve nga miratimi i kërkesave për regjistrimin e partive politike & komiteteve nismëtare.
Shkurt deri në 9 Shkurt 2022!
Dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Shkodër, Durrës dhe Lushnje, si dhe në KZAZ për bashkitë Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë.
Jo më vonë se data 18 Shkurt 2022!
Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë bëhet në KQZ dhe për vëzhguesit e huaj bëhet jo më vonë se data 2 Mars 2022.
Jo më vonë se data 1 Mars 2022!
Paraqitja e kërkesave për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ.
Jo më vonë se data 27 Janar 2022!
Kryetarët e bashkive paraqesin në KQZ listën e plotë të objekteve të qendrave të votimit që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj.
Jo më vonë se data 27 Janar 2022!
Prefektët e Qarqeve Shkodër, Tiranë, Durrës, Dibër dhe Fier i paraqesin KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave.
Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.
Jo më vonë se data 10 Shkurt 2022!
Kryetarët e bashkive në detyrë të përcaktojnë vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin nga subjektet zgjedhore të materialeve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje