Politike

KQZ: Partitë që do kenë komisionerë në zgjedhjet e pjesshme, hidhet shorti për anëtarin e shtatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimin për caktimin e partive që kanë të drejtë të propozojnë komisionerë në zgjedhjet e pjesshme. Sipas vendimit, Partia Socialiste do të jetë tre komisionerë, Partia Demokratike dy dhe Lëvizja Socialiste për Integrim një komisioner.

Anëtari i shtatë në bazë të Kodit Zgjedhor u përcaktua me short mes PS dhe PD

Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.

“Nga shorti del KZAZ me numër cift, që do të thotë se PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ çift, tek KZAZ nr 26 Bashkia Vorë.

Ndërsa në dy bashkitë e tjera, Bashkia Dibër KZAZ 19 dhe Bashkia Rrogozhinë KZAZ 43, anëtari i shtatë do propozohet nga PS”, tha sekretari i KQZ.

Më 6 mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. KQZ miratoi afatet se kur partitë politike dhe koalicionet duhet të regjistrohen, ndërsa pritet me interes se si do të dalë grupi i PD me dy pale kundërshtare Bashën dhe Berishën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë