Bota

Disa të plagosur me armë në një universitet në Gjermani, autori vetëvritet

Gazeta Si – Një person qëlloi disa të shtëna me armë zjarri, duke plagosur “shumë njerëz” në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se autori është vetëvrarë.

Aktualisht nuk ka detaje mbi arsyet e sulmit, as se si ai vdiq (sipas Bild, ai i u vetëvra), as se sa rëndë u plagosën personat e përfshirë nga të shtënat.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori, ku agresori dyshohet e ka përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe është blinduar plotësisht nga policia.

Autori i të shtënave mësohet se është student, sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, sipas të cilave i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë