Politike

LSI regjistrohet në KQZ, Berisha ka kohë deri të martën

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Kërkesa është dorëzuar këtë të premte dhe koha e dita e zgjedhur për t’u regjistruar lë të hapur mundësinë për një koalicion me Sali Berishën.

Sipas vendimit të KQZ-së, në këto zgjedhje regjistrimi i koalicioneve duhet të kryhet brenda 24 orëve pas përfundimit të afatit për regjistrimin e partive, që 31 janari. Brenda datës 1 shkurt, pra të martën Sali Berisha mund të regjistrohet si pjesë e një koalicioni me LSI-në.

Kjo i jep kohë që grupimi i Berishës të zhvillojë zgjedhjet primare për nxjerrjen e kandidatëve ditën e diel dhe më pas t’i regjistrojë ata në të gjashta bashkitë.

Mbetet për t’u parë nëse në një koalicion të tillë si do të ndahen kandidatët e secilës palë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë