Politike

Berisha: LSI, pjesë e negociatave, mund të hyjmë me koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

Gazeta Si –Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se kandidatët që do të dalin nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit do të regjistrohen në siglën e një koalicioni përfshi edhe LSI.

I pyetur konkretisht për LSI-në nëse e ka mbyllur marrëveshjen me të, Berisha u përgjigj: “Absolutisht që mund të hyjmë nesër me ta në zgjedhje dhe e kam deklaruar. Negociata ka me të gjithë. Do jenë kandidatë aleancash tanët. Emri i koalicionit mund të jetë ‘Shtëpia e Lirisë’ apo emër tjetër, nuk është marrë vendimi…”

I ftuar në “Opinion”, Berisha pohoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit në disa nga bashkitë e vendit.

Ai tha se kandidatët do të përzgjidhen të dielën. Berisha tha se do të ketë kandidatë që do të habisin.

Deri më tani nga procesi i hapur nga komisioni i Rithemelimit janë zyrtarizuar kandidaturat për bashkinë e Lushnjës dhe Durrësit gjithsej 14 kandidatë që do të votohen të dielën nga baza e PD-së për një kandidat të vetëm për secilën nga bashkitë.

Janë në pritje ende kandidaturat për katër bashkitë e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë