Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, prezantoi nismën e parë të platformës së tij politike “Po për Shqipërinë’, që përkthehet në përgatitjen e një projektligji për Referendumin.
Në konferencën për shtyp ishte edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
“Platforma ‘Po’ dhe unë do propozojmë në parlament ligjin për referendumin. Kam lajmëruar dhe deputetët për të pasur një përkrahje parlamentare, ato që kam ftuar nuk janë, si duket debati që ka përfshirë parlamentin i duket më i rëndësishëm”, tha Shehi.
Shehi ka përcjellë një mesazh të qartë edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki.
Sipas tij, nëse opozita del në këto zgjedhje me 3 kandidatë të ndryshëm, atëherë humbja është e sigurt.
“Për opozitën do vlente që të dilnim me 1 kandidat, ne kemi ende kohë, po shohim, nëse do dilnim me 3 kandidatë, beteja do humbej pa nisur. Ne nuk jemi për një krah kundër një tjetri. I kemi thënë, nëse dilni me një kandidat na keni të gjithëve nga mbrapa, nëse dilni me 2 do i themi qytetarëve zgjidhni kë kandidat ju pëlqen”, tha Shehi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje