Politike

PS do të mbledhë Kryesinë, vendoset për kandidatët e 6 marsit

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së premtes Kryesinë e Partisë Socialiste, në një takim që me gjasë do të nxjerrë kandidatët e kësaj force politike në gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 17:30 minuta. Ka disa emra që diskutohen si kandidate të PS-së, ku më favoritet vlerësohen në Lushnje kryetarja aktuale e komanduar e bashkisë, Eriselda Sefa, në Durrës kryetarja në detyrë, Emirjana Sako dhe në Shkodër prefektja, Majlinda Angoni.

PS është regjistruar në KQZ për këto zgjedhje, ashtu si PD zyrtare dhe LSI. Afati i fundit për regjistrimin e partive politike është dita e hënë, ndërsa brenda së martës duhet të regjistrohen koalicionet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë