Gazeta Si – Gjashtë kandidatët e primares të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Autorizojmë zj. Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ose të autorizuarin prej saj, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët për kryetar bashkie në këto njësi, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor. Të autorizojmë Z. Endrit Braimllari që:
Të paraqesë kërkese për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin”, thuhet në marrëveshjen e Shtëpisë së Lirisë.
Pjesë e koalicionit do të jetë dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.
Marrëveshja është firmosur nga sekretari I Përgjithshëm I LSI-së, Endrit Braimllari, Flamur Noka si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, po ashtu dhe Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Në fakt PDK-ja dhe LSI-ja janë të vetmet parti aleate të PD-së që janë regjistruar këto zgjedhje. Në listën e publikuar nga KQZ për regjistrimin e partive politike nuk dallojnë aleatët kryesore PDIU-ja, PR-ja, LZHK-ja dhe PAA-ja, që do të thotë që secila prej tyre do të ketë aleanca fluide me kandidatë të caktuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje