Gazeta Si – Ashtu siç lajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha më herët, emri i koalicionit që do të mundësojë regjistrimin e gjashtë kandidatëve të primares do të jetë “Shtëpia e Lirisë” (LSI-PD Komisioni i Përkohshem Rithemelimit-PDK).
Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “SH-L”
Në marrëveshjen e zyrtarizuar, drejtuese politike e Koalicionit është “Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, që më shumë gjasë nuk do të pranohet nga KQZ-ja sa kohe që njeh si PD ate të Lulzim Bashës.

Kjo është edhe arsyeja që në KQZ kandidatët nuk do të regjistrohen nga Komisioni i Rithemelimit që nuk njihet zyrtarisht askund, por nga LSI-ja.
Është publikuar gjithashtu edhe logo e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Një logo që është e huazuar nga ajo e Silvio Berluskonit në Itali “La casa della liberta” , koalicion i krijuar për herë të parë nga Berlusconi në zgjedhjet e 2001-it që çoi në fitoren e së djathtës, atëkohë.
Identike në formë e përmbajtje, me të vetmin ndryshim, përshtatjen e gjuhës, dhe flamurit kombëtar.
Një ditë më parë, ish kryeministri konfirmoi se koalicioni me LSI-në do të jetë vetëm për zgjedhjet e 6 marsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje