Politike

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama

Partia Demokratike ka lëshuar një deklaratë pas zyrtarizimit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ku ka përzier disa ngjarje politike.

“Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsionin,  Politikën e vjetër, Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje…

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë…”, thuhet në deklaratën e PD.

Në fund PD nënvizon se, “partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime: Të dëmtojë PD dhe demokratët; Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën;  Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.  Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë