Politike

PD publikon videon: Kandidati në Dibër, Berisha po poshtëron demokratët

Partia Demokratike ka ripublikuar një video përgjim të dosjes 184 në Dibër, për të treguar se prokurorja që mbylli dosjen e zgjedhjeve te kontestuara nga PD (Belina Zeneli) është bashkëshortja e kandidatit të propozuar nga primaret e Berishës, Premtim Kryemadhi  

“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit  do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.

Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.

Po zgjodhe Sali Berishën e  Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën”, thuhet në deklaratën e PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë