Politike

Basha: Berisha po ia dorëzon PD-në Ilir Metës

Gazeta Si – Në takimin me demokratët e degës 14 të Tiranës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se në prag të zgjedhjeve të pjesshme, Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur bashkë.

Basha foli edhe për primaret e organizuara nga pala tjetër e mbështetur nga Sali Berisha.

“Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?!

Se kështu i bie! Apo jo?!”, tha ndër të tjera Basha.  Kryetari i demokratëve nënvizoi se Partia Demokratike do t’i mbetet demokratëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë