Politike

Luan Hoti, Ferdinand Saraçi, Xhemal Bushati emrat e parë të Bashës për bashkitë

Gjashtë kandidatët e primareve të Sali Berishës do të jenë në garë jo vetëm me kandidatin e shpallur nga PS-ja por edhe me ata që do të zyrtarizohen nga Lulzim Basha.

Deri më tani dy janë emrat e zyrtarizuar nga PD-ja.

Në Durrës ashtu siç edhe flitej prej kohësh do të jetë kryetari i komanduar i PD-së i asaj dege, Luan Hoti.

Ndërsa në Rrogozhinë kryesia e degës ka propozuar emrin e Ferdinand Saraçit.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe kryesitë e degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së enjte.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës për zgjedhjet e 6 marsit.

Strukturat drejtuese te PD në Shkodër propozuan Xhemal Bushatin për të kandiduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë