Gazeta Si –Koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën po përdoret nga PD-ja zyrtare si “arma” më e fortë në zgjedhjet e pjesshme lokale, për të bindur demokratët se kush voton për njërin ka votuar edhe për tjetrin.
Genc Pollo, ish-deputet i PD-së sot i rreshtuar në krahun Sali Berishës ka bërë një radiografi të koalicionit PD-LSI nder vite.
“Për ata që rrudhin buzët me koalicionin!
Në fillimet e pluralizmit dhe në zgjedhjet e 22 marsit 1992 PD bëri aleancë me PSD e Gjinushit e më vonë (1996, 1997) me një fraksionin të PSD (që u kthye në parti) mbasi fraksioni i Gjinushit u orientua nga PS.
Në vitin 2005 PAA e Xhuvelit u bashkua me koalicionin rreth PD-së që ishte fitues.
Në vitin 2009 PD bëri koalicion me LSI për të arritur mazhorancën parlamentare e për të qeverisur edhe 4 vite.
Në vitin 2017 fushata e Lulzimit kryesisht sulmoi LSI-në (e cila kandidonte më vete dhe jo në aleancë me PS). Pasoja ishte perceptimi i PD-së si partner junior në koalicion me PS-në, i Lulzimit si zv kryeministër në qeverinë Rama 2; pasoja e këtij perceptimi ishte humbja e interesit për të votuar nga elektorati demokrat, fryrja me vota opozitare e LSI-së dhe disfata historike më e thellë për PD-në e Lulzimit.
Në mars 2021 Lulzimi nënshkroi koalicion parazgjedhor me LSI-në. Ky ishte një ndër pak veprimet e arsyeshme; pavarësisht nga dritëhijet e bashkëpunimit gjatë fushatës deri në 25 prill”, shkruan Pollo, për të dalë në përfundimin se aleanca e koalicione me parti të vogla të spektrit të majtë ka qenë i zakonshëm për PD-në.
“Koalicioni me PS-në ka ndodhur vetëm në situata të jashtëzakonshme si 1991, 1997 dhe, fatkeqësisht, 2017.
Gjithashtu, për të tërë ata që vërejnë propagandën e Grupimit Lulzimi se për “koalicionin PD-LSI” (natyrisht nuk përmendin as partitë e tjera e as uzurpimin e vulës/siglës nga Lulzimi) duhet kujtuar se do të votohet për kandidatë të Partisë Demokratike legjitime. Të cilët fituan në primare.
Të gjitha partitë në opozitë (jo vetëm LSI e Demokristianët) po përkrahin kandidatët tanë. Përballë janë kandidatët socialistë; me asistencë nga personat që do të fusë në garë Grupimi Lulzimi.
Vini re se bëhet fjalë për garë mazhoritare me një raund. Jo për zgjedhje në këshillin bashkiak ku çdo parti hedh në fushë listën me kandidatët e saj.
Çdo votë që i hiqet kandidatit të PD-së nga Grupimi Lulzimi i shërben direkt regjimit Rama e mëkëmbësve të tij në gjashtë bashkitë”, shkruan Pollo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje