Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas qëndrimeve të njëpasnjëshme të Lulzim Bashës ndaj LSI-së nisur nga aleanca e fundit e Berishës me këtë forcë politike.
“Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI. Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos. Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament. Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI. Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie…”, thuhet në deklaratë.
LSI vijon: “Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar.
Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qenë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD.
LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale.
Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje