Partia Demokratike ka mbyllur të enjten në mesditë propozimet nga baza për të kaluar thjesht për formalitet në mbledhjen e kryesisë për emrat kandidatë në gjashtë bashkitë që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit.
Kandidaturat e propozuara nga baza në fakt nuk jane risi, ata diskutoheshin prej kohësh në zyrat e PD.
Në Durrës garon Luan Hoti kryetar i komanduar i PD për atë degë. Rrogozhinë është propozuar Ferdinand Saraçi, në Lushnjë Indrit Sefa (ish-kandidat i FRD të Bamir Topit).
Në Vorë do të garohet me Ymer Markun, në Shkodër me Xhemal Bushatin ndërsa në Dibër që mbylli edhe listën e kandidatëve, Basha do të garojë me emrin e Luan Hakës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje