Zgjedhjet në primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike kanë nxjerrë kandidatët me të cilët ky komision do të paraqitet në zgjedhjet e 6 marsit.
Fituesit kanë dalë në të gjashtë bashkitë. Numërimi u përmbyll zyrtarisht i fundit në Shkodër, ku Bardh Spahia rezultoi më i votuari. Pjesëmarrja e anëtarësisë në këtë qytet përllogaritet në rreth 1500 vetë, ose rreth 1300 votues më pak se pjesëmarrja në referendumin e 18 dhjetorit, ku Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha pretendojnë se është vulosur shkarkimi i Bashës.
Në Durrës fitues ka dalë Ardian Muka përballë kandidates Silva Gjepali. Në primaret e PD në bashkinë e Durrësit morën pjesë 1546 anëtarë të PD me të drejtë vote.
“Unë besoj së të gjithë bashkë ne do t’ja dalim, Bashkia do ju kthehet qytetarëve, do t’i kthehet rregullit, rendit dhe zhvillimit të qytetit”, deklaroi Muka pas fitores.
Në Lushnje avokati Elton Bano ka fituar përballë emrave të tjerë. Sipas Komisionit të Rithemelimit ai ka marrë 671 vota, ndërsa kandidati i dytë më shumë i votuar ishte Arben Zajmi. Sipas Komisionit të Rithemelimit, nga 1920 anëtarë që ka dega e PD në Lushnje, në primare votuan 1056 prej tyre.
Në Rrogozhinë fitues është syhpallur Hekuran Xhani me 211 vota, ndërsa kandidati i dytë më i votuar rezulton Sokol Gosa me 90 vota.
Dibra ka nxjerrë Premtim Kryemadhin, që ka fituar përballë Behar Demës dhe Dafina Mudës.
Komisioni i Rithemelimit njoftoi se në Vorë kandidat është zgjedhur Lulzim Vrana, ndërsa për t’u shpallur mbetet fituesi në primaret e Shkodrës, ku favorit është konsideruar Bardh Spahiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje