Të premten e 4 shkurtit, GJKKO dënoi me 3.4 vite burg ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për akuzat për shpërdorim detyre dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Kryeministri Edi Rama e përcolli këtë vendim më shumë duke mos e komentuar, në një konferencë për mediat, edhe pse të shtunën herët ai e shoqëroi axhendën politike në Facebook me një fundjavë të paqtë me pamje nga Voskopoja.
Kryeministri Edi Rama la të kuptojë shumëçka në deklaratën e tij të shkurtër kur tha se me miratimin e reformës në drejtësi ai kish marrë parasysh shumë gjera dhe se do të bënte njëjtën gjë edhe sikur të kthehej pas.
“Nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave e kam ditur mire se ç’kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. Edhe 100 herë të kthehesha pas do të bëja të njëjtën gjë…”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje