Politike

Burgosja e Tahirit, Salianji: Rama futi kokën si struci, e shiti si faj të vartësit të tij

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi përmes një deklarate për mediat se, “dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës”.

Salianji bëri një paralelizëm të qëndrimeve të Ramës kur Tahiri ishte ministër më atë të mbajtur në konferencën për shtyp të shtunën në mesditë.

“…Në fakt, mbronte projektin e vet ashtu si sot heshti, futi kokën si struci dhe e shiti si faj të vartësit të tij.

A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramë and co me këtë proces kriminal.

Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike.

Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.

Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim.

Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës.

Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar…”, tha Salianji


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë