Papa Benedikti XVI ka kërkuar falje dy javë pas publikimit të një raporti, në të cilin thuhej se ai ka qenë në dijeni për katër raste të abuzimeve seksuale me të mitur kur ishte kryepeshkop në Gjermani. Papa pranoi të martën se “abuzime dhe gabime” kishin ndodhur nën mbikëqyrjen e tij, por mohoi çdo “sjellje të keqe”.
Letra e shkruar nga Papa Emeritus Benedikti XVI në lidhje me abuzimet seksuale dhe pedofilie të kryera nga priftërinjtë në Mynih gjatë periudhës kur ishte kryepeshkop në qytetin gjerman, është e destinuar të bëjë shumë zhurmë.
Ratzinger flet për “përgjegjësi shumë të madhe” për ata që kryejnë abuzime por edhe për ata që nuk përballen me to.
Prandaj Benedikti XVI kërkon falje: “Mund të shpreh vetëm turpin tim të thellë, dhimbjen time të madhe dhe kërkesën time të sinqertë për falje ndaj të gjitha viktimave të abuzimit seksual”.
Dhe pastaj një pasazh për vdekjen: “Së shpejti do të jem përballë gjykatësit më të fundit të jetës sime. Unë besoj plotësisht se Zoti nuk është vetëm gjykatësi i drejtë, por në të njëjtën kohë miku dhe vëllai”.
Benedikti XVI ia beson “rrëfimin” e tij personal një letre shumë të detajuar drejtuar të gjithë Kishës pas publikimit më 20 janar, të Raportit mbi abuzimin seksual në kryepeshkopatën e Mynihut dhe Freisingut, të cilin ai vetë e drejtoi si kryepeshkop i ri. Një nga pjesët më intensive të shkrimit, u bë e ditur sot nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Akuzat kanë rënë edhe një herë mbi Kishën Katolike Romake, e cila prej 20 vitesh përpiqet të menaxhojë krizën e abuzimeve seksuale.
Gjatë papatit të tij 8-vjeçar, Benedikti pohoi se ishte takuar me dhjetëra viktima të abuzimit gjatë shumë udhëtimeve apostolike dhe “kishte parë vetë efektet”, duke kërkuar “një ndjesë shumë të thellë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje