Bota

Vritet gazetari i 5-të për vitin 2022 në Meksikë

Heber Lopez, kryeredaktor në gazetën online, NoticiasWeb, u vra në qytetin e Salina cruz, Meksikë.

Policia tha se ai ishte qëlluar kur sapo kishte dalë nga studio e regjistrimit dhe dy të dyshuar janë marrë në pyetje. Një nga gazetarët e tjerë, postoi një foto nga skena e krimit duke shkruar “Ne kemi vetëm një penë”.

Vrasja e Lopez e çon në 5 numrin e gazetarëve të vrarë  vetëm në vitin 2022. Më 31 janar, Roberto Toledo, një operator kamere për një gazetë tjetër online, u vra teksa po përgatitej për një intervistë në Zitacuaro.

Në kufi të qytetit të Tijuanës, gazetari Lourdes Maldonado Lopez, u gjet i vdekur brenda makinës së tij më 23 janar dhe 6 ditë më vonë u vra dhe një reporter krimi, jashtë shtëpisë së tij.

Reporteri Jose Luis Gambos u vra në bregun e Gulf në Veracruz, në një sulm më 10 janar.

Burimi:The Guardian/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë